Ministry of Tourism, Culture and Sport

Vijon turi i takimeve me operatorët turistikë, këtë radhë në Sarandë, për vizionin tonë të përbashkët: një turizëm gjithëvjetor, cilësor dhe të qëndrueshëm. Saranda dhe gjithë Shqipëria kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar eksperienca unike në çdo stinë, jo vetëm në muajt e verës.

Po punojmë për më shumë standarde, më shumë mikpritje, më shumë bashkëpunim mes qyteteve dhe destinacioneve tona, që vizitorët të rikthehen sërish dhe të bëhen ambasadorët më të mirë të vendit tonë. Synimi ynë është i qartë: jo vetëm turizëm me numra, por turizëm me vlerë, që sjell zhvillim për komunitetet dhe ekonomi për familjet shqiptare. Paralelisht, investimet në ekonominë blu, marina, lundrim, infrastrukturë dhe mjedis do ta bëjnë bregdetin tonë edhe më konkurrues.

Foto album, kliko këtu!