Ministry of Tourism, Culture and Sport

Turizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm kur ndërtohet mbi rregulla, standarde dhe bashkëpunim. Në një takim me operatorët turistikë në Golem, Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Taulant Ballën dhe Ilva Gjuzin, theksuan mundësitë për të zgjatur sezonin përmes diversifikimit të ofertës, menaxhimit më të mirë të plazheve publike, përmirësimit të transportit publik dhe shërbimeve bazë.

Në këtë takim ata dëgjuan dhe diskutuan gjithashtu mbi problematikat dhe u ndalëm te rëndësia e organizimit më të mirë të beach bar-eve, reduktimit të ndotjes akustike dhe shmangies së punimeve në kulmin e sezonit, si dhe te zhvillimi i agroturizmit dhe lidhja më e fortë me zonat rurale përreth.

Mesazhi është i qartë: më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë përgjegjësi, për një turizëm sa më cilësor!

Foto album, kliko këtu!