Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja, pas takimit në Panairin e Turizmit FITUR në Madrid me grupin spanjoll LPA dhe pas ftesës për të ardhur dhe investuar në Shqipëri, u takuaa sërish në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, tashmë me një plan konkret mbi partneritete në rrafshin e gadishullit iberik, që përfshin Spanjën, Portugalinë, Andorrën e Gjibraltarin, ku synojmë bashkëpunime konkrete dhe tërheqje të eksperiencës e të investimeve në turizëm në vendin tonë.

U diskutuan hapat e mëtejshëm për promovimin e potencialit shqiptar, angazhimin në rrjetëzim me grupe serioze interesi, dhe rritjen e vizibilitetit të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Amerikën Latine dhe forcimin e bashkëpunimit me operatorë turistikë dhe partnerë strategjikë për zhvillimin e produkteve turistike cilësore dhe të qëndrueshme.

Industria avangardë iberike e turizmit është prioritet për Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me qëllim rritjen ekonomike, punësimin dhe konsolidimin e imazhit të vendit në tregjet dhe arenën ndërkombëtare.

Foto Album, kliko këtu!