Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja të mirëpriti në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit z. Massimiliano Paolucci, Menaxher i ri i Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, si dhe znj. Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore. Gjatë takimit zhvilluam një diskutim të thelluar mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit strategjik mes institucioneve tona dhe mbi rolin thelbësor që Banka Botërore ka në transformimin e sektorëve kyç të zhvillimit të vendit.

Biseduan për projektet afatgjata që synojnë nxitjen e investimeve në art, kulturë dhe trashëgimi, si dhe fuqizimin e destinacioneve turistike me potencial të lartë. U ndalëm veçanërisht te rëndësia e zhvillimit komunitar dhe krijimit të modeleve të reja të financimit që gjenerojnë impakt ekonomik, social dhe kulturor për Shqipërinë.

Theks të veçantë mori transformimi i infrastrukturës kulturore, modernizimi i hapësirave muzeale dhe interpretimi inovativ i pasurisë sonë kulturore, me synimin për ta bërë vendin një pikë referimi në rajon për turizmin e qëndrueshëm dhe ofertën kulturore bashkëkohore.

Foto Album, kliko këtu!