Ministry of Tourism, Culture and Sport

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është një partner i rëndësishëm në nxitjen e transformimeve të qëndrueshme në kulturë, edukim dhe zhvillim urban në Shqipëri. Takuam sot Michael Granoff, së bashku me CEO-t e AADF, me të cilët diskutuam mbi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm.

Gjatë bisedës, u ndalëm te projektet e përbashkëta dhe ecuria e tyre, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kulturor. Diskutuam gjithashtu për marrëveshjet e firmosura për planin e menaxhimit të Kalasë së Beratit dhe Elbasanit, si dhe për zhvillimin e Linit. Në fokus ishte edhe rikonceptimi i EXPAs, me synimin për ta bërë funksionale njësinë e digjitalizimit, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit kulturor në vend.

Po ashtu, u diskutua edhe menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, si një model suksesi në administrimin e pasurive kulturore, ku janë rritur të ardhurat, është shtuar numri i vizitorëve, si dhe janë shtuar projektet restauruese dhe konservuese.

Ky bashkëpunim mbetet kyç për të ndërtuar mundësi të reja dhe për të forcuar më tej partneritetin strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Foto album, kliko këtu!