Ministry of Tourism, Culture and Sport

Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Marinela Prifti, mori pjesë në Takimin e 72-të të Komisionit të Europës të UN Tourism në Maltë, ku përfaqësues të lartë të shteteve anëtare diskutuan mbi sfidat dhe prioritetet e sektorit të turizmit. Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me turizmin e qëndrueshëm, forcimin e bashkëpunimit rajonal, përfshirjen e komuniteteve lokale dhe rolin e teknologjisë në zhvillimin e destinacioneve moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të këtij eventi, u zhvilluan gjithashtu takime me Sekretaren e Përgjithshme të UN Shaikha Al Nuwais dhe Ministren e Turizmit në Malin e Zi, Simonida Kordić, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e Shqipërisë dhe rajonit si destinacione konkurruese turistike