Ministry of Tourism, Culture and Sport

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ali Al Gebely, themelues dhe kryetar i ONE Development, si dhe drejtor ekzekutiv i EHC Investment (pjesë e IHC), ku diskutuam mbi mundësitë për investime strategjike në sektorin e mikpritjes, zhvillimin e destinacioneve turistike dhe projekte me karakter unik në Shqipëri.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ndërthurjes së turizmit, sportit dhe eventeve si faktorë kyç për promovimin ndërkombëtar të vendit, rritjen e flukseve turistike dhe krijimin e ndikimit ekonomik në nivel lokal, si dhe zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe organizimit të aktiviteteve sportive ndërkombëtare.

Ky takim riafirmoi angazhimin për vijimin e dialogut dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike afatgjata, të bazuara në cilësi, qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik, me synimin për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion rajonal referencë për turizmin sportiv dhe investime me vlerë të shtuar.

Foto Album, kliko këtu!