Ministry of Tourism, Culture and Sport

Sporti është krenaria e një kombi, ndaj investimi në talentet e rinj dhe mbështetja e sportistëve mbetet një prioritet i rëndësishëm për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Palestra e Shtërmenit në Cërrik është një shembull i qartë se si puna, përkushtimi dhe mbështetja ndaj sportit mund të nxjerrin kampionë që përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Nga kjo palestër janë rritur sportistë që kanë fituar medalje europiane, botërore dhe ballkanike, duke kulmuar me sukseset e Briken Calja, kampion bote dhe pjesëmarrës në tre Olimpiada, si edhe të sportistëve të rinj premtues Samuel Rrasa dhe Ertjan Kofsha. Nën drejtimin e trajnerit Leonard Toska, kjo palestër është një vatër kampionësh dhe një  forcë e sportit shqiptar.

Përmes mbështetjes për sportin elitar, investimeve në infrastrukturë sportive dhe krijimit të mundësive më të mira për të rinjtë, synimi ynë mbetet që gjithnjë e më shumë talente shqiptare të ngjiten në podiumet më të larta ndërkombëtare me flamurin kuqezi.

Foto album, kliko këtu!