Ministry of Tourism, Culture and Sport

Zëvendësministrja e Turizmit, Marinela Prifti, mori pjesë në Kongresin e 13-të Botëror të Turizmit Malor dhe të Mirëqenies në Andorra, ku zhvilloi takime të rëndësishme me aktorë kyç të turizmit ndërkombëtar, përfshirë Sekretaren e Përgjithshme të UN Tourism, Shaikha Al Nuwais, Ministrin e Turizmit dhe Tregtisë së Andorrës, Jordi Torres Falcó, Ministren e Turizmit të Malit të Zi, Simonida Kordić, si dhe Sekretarin e Shtetit për Turizmin, Tregtinë dhe Shërbimet të Portugalisë, Pedro Machado.

Në këto takime, ajo theksoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit malor dhe të mirëqenies në Shqipëri, me fokus të veçantë tek turizmi gjithëvjetor, si një mundësi për të diversifikuar ofertën turistike dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore.

Pjesëmarrja në këtë event është një hap i rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në turizmin malor dhe të mirëqenies.

Foto album, kliko këtu!