Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u takua me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ku u fol mbi organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit U21, që do të
zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Ky kampionat është më shumë se një ngjarje sportive, sepse përçon një mesazh të fuqishëm për rininë, promovon frymën e lojës së ndershme dhe forcon imazhin e Shqipërisë si një vend modern, mikpritës dhe plot energji. Ngjarja krijon një moment historik për vendin tonë, duke promovuar Shqipërinë si destinacion turistik dhe qendër të sportit evropian, si dhe duke dhënë një hov të ri infrastrukturës sportive dhe kapaciteteve organizative, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase. Në këtë kontekst, ligji i sponsorizimeve luan një rol kyç, duke krijuar një terren më të favorshëm për mbështetjen e sportit, kulturës dhe turizmit, ku partneriteti mes institucioneve dhe sektorit privat garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe fuqizim të mëtejshëm të sportit në Shqipëri.