Ministry of Tourism, Culture and Sport

Rritje e mbështetjes për sportin elitar nga Qeveria Shqiptare:

  • +75% rritja e shpërblimit për sportet joolimpike! (nga 40% shkon në 70%)
  • +25% rritja e shpërblimit për trajnerët e sportistëve elitarë!
  • +43% rritje për trajtimin ushqimor ditor të sportistëve elitarë!

Përmirësim i skemës së shpërblimit, duke përfshirë edhe disiplinat individuale me stile të veçanta, ku parashikohet shpërblim deri në 65% për çdo stil, lloj gare, si dhe 100% të tjera për rezultatin përfundimtar, duke rritur motivimin për performancë në çdo komponent të garës dhe ofruar deri në 230% shpërblim total!

Shpërblimet për sportistët elitarë rriten në një gamë të gjerë, deri në +200%, në varësi të rezultatit dhe nivelit të garës, llojit të kampionatit!

Rritja më e lartë është +200% (trefishim i shpërblimit) për vendin e tretë në Kampionatet Evropiane, ndërsa në disa kategori të tjera si Lojërat Olimpike dhe Kampionatet Botërore, me rritje të ndjeshme edhe për garat Mesdhetare dhe Ballkanike, parashikohet deri dyfishim (+100%) i shpërblimeve! Pjesa më e madhe e rritjeve përqendrohet në intervalin +50% deri +100%, duke forcuar ndjeshëm mbështetjen financiare për sportistët e nivelit të lartë.

(Vendimi ka efekt nga prilli 2026!)