Ministry of Tourism, Culture and Sport

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, simboli i Kalasë dhe i qytetit është rivënë në funksion, duke marrë sërish jetë me mekanizmin e tij origjinal dhe vendosjen e këmbanores, falë punës së
kujdesshme dhe përkushtimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. I ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet më të rëndësishme të qytetit. Ky rikthim shënon një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe i jep
vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës.