Ministry of Tourism, Culture and Sport

Një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore po hyn në një fazë të re zhvillimi përmes projektit “Rijetëzimi i Kalasë së Shkodrës”, një investim i financuar nga BERZH dhe Bashkimi Europian, me implementues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ky projekt synon transformimin e kalasë në një hapësirë të gjallë kulturore, turistike dhe edukative, duke përmirësuar infrastrukturën, aksesin dhe përvojën e vizitorëve, ndërkohë që ruan me rigorozitet vlerat historike dhe arkitektonike të saj.

Në këtë kuadër, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për realizimin dhe zbatimin e këtij nënprojekti strategjik.