Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në një takim me përfaqësues të një ekipi ndërkombëtar arkitektësh dhe ekspertësh, përfshirë Ettore Piras (Ettore Piras Architetto EPA), Lev Libeskind (Libeskind Studio Design), Ervin Taçi (MA Studio & Partners) dhe David Y. Monassebian (Envision USA, LLC), ku u njohën me projektin “Illiri Oceanarium – Museum of Water”, një iniciativë e propozuar me karakter destinacioni turistik rajonal, kulturor dhe kërkimor e shkencor.

Projekti synon zhvillimin e një infrastrukture bashkëkohore në Vlorë, duke vendosur në qendër temën e ujit si element që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor dhe përvojën e vizitorëve. Takimi pati karakter eksplorues dhe u fokusua në vlerësimin e potencialit që kjo nismë mund të ketë për të funksionuar si një atraksion gjithëvjetor dhe për të kontribuar në zgjatjen e sezonit turistik.

Projekt-ideja është ende në fazë paraprake dhe se do të vijojnë analizat dhe vlerësimet përkatëse në bashkëpunim me bashkinë Vlorë dhe aktorë të tjerë institucional për të përcaktuar mundësinë e realizimit të tij.