Ministry of Tourism, Culture and Sport

Konferenca për shtyp ku u prezantua edicioni i pestë i International Dance Festival Tirana, që nga 3 deri më 21 tetor sjell një program të pasur të kërcimit bashkëkohor, me emra të shquar si koreografi me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj, i cili prezanton veprën e tij më të re Soulevement dhe trupa ndërkombëtare.

TKOBAP zë një vend të rëndësishëm edhe në këtë edicion, duke mirëpritur gjashtë mbrëmje artistike dhe duke sjellë një bashkëprodhim e parë historik me Baletin e Kosovës. Me 17 shfaqje në 9 hapësira, festivali forcon bashkëpunimin artistik dhe dialogun kulturor, duke e afruar artin me publikun dhe duke afirmuar Tiranën si një hapësirë të hapur për krijimtarinë ndërkombëtare

Foto album, kliko këtu!