Ministry of Tourism, Culture and Sport

Përfunduan gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Amantias, rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Vlorës, të cilat sollën zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik.

Gërmimet e zhvilluara nga DRTK Vlorë dhe IKTK, nxorën në dritë një godinë antike në zonën e agorasë, si edhe të dhëna të reja mbi fortifikimin e qytetit të poshtëm, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimit të Amantias nga shek. III p.Kr. deri në shek. VI m.Kr.

Kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese që synojnë ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

Foto album, kliko këtu!