Ministry of Tourism, Culture and Sport

 GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE TIRANË

Në mbështetje dhe zbatim të dispozitave të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës” (i ndryshuar), Urdhrit Nr.114, datë 20.03.2006 “Për Miratimin e Statutit të GKA” (i ndryshuar), Rregulloren e Brendshme të GKA-së, Urdhrit të Kryeministrit nr.105, datë 25.07.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së  Galerisë Kombëtare të Arteve”, si dhe legjislacionit në fuqi, shpall konkursin për pozicionin;

Specialist (Edukimi) në Drejtorinë e Edukimit dhe Organizimit të Ekspozitave në GKA, me afat të caktuar, -kategoria e pagës IV-2

KUSHTET PËR KONKURIM DHE KRITERET E VEÇANTA:

Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurrim si vijon;

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si më poshtë:

  • Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkenca sociale (fusha edukimit), studime kulturore, sociologji;
  • Të ketë përvojë pune deri në 1 vit;
  • Të zotërojë mire gjuhën angleze dhe një gjuhë tjetër të huaj;
  • Të zotërojë mirë programet Adobe, Microsoft Ëord, Excel;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrimi i aplikantit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të listës së notave;
  • Fotokopje të librezës ë punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Certifikatë kualifikimi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, duhet bërë brenda datës 30.10.2025, nëpërmjet postës zyrtare, dorazi në Zyrën e Protokollit të Galerisë Kombëtare të Arteve, në adresën: Ruga “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish Kinostudio, godina “Albafilm”, Tiranë, Shqipëri apo me postë elektronike në adresën elektronike të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë, info@galeriakombetare.gov.al

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s ‘kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe intervista të drejtpërdrejta.

Konkurimi do të zhvillohet në datë 03.11.2025 ora 10:00, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, në adresën: Ruga “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76 ish Kinostudio, godina “Albafilm”, Tiranë, Shqipëri                                                                                                        

VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Komisioni do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet sipas kritereve të përcaktuara në këtë shpallje.

SHPALLJA E REZULTATEVE

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.