Ministry of Tourism, Culture and Sport

Bazuar në Vendimin Nr.24, datë 16.01.2019 “Për krijimin organizimin dhe funksionimin e qendrës

Kombëtare të Librit dhe Leximit”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë
07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në
varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe
Sportit shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit – Kategoria e pagës II-2

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Hartimi i strategjisë dhe politikave të zhvillimit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ndjekja dhe zbatimi i tyre. Planifikimi dhe organizimi i veprimtarisë së institucionit mbështetur nga organet kolegjiale këshillimore. Përfaqësimi i institucionit pranë organeve shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Drejtimi i veprimtarisë së institucionit bazuar në legjislacionin shqiptar.

Objektiva në administrim:

  1. Të sigurojë strategji financiare dhe mundësi të shumëllojshme financimi, si dhe të zotërojë
  2. qëndrime dhe aftësi menaxheriale dinamike;
  3. Të përcaktojë politikat e pasurimit të kulturorë dhe dokumentarë, të sigurojë informacione mbi to
  4. dhe shfrytëzimin e tyre;
  5. Të sigurojë zgjerimin e aksesit ndaj librit dhe leximit për fëmijë e të rinj, nëpërmjet programit
  6. “Edukimi përmes Librit dhe Leximit”;
  7. Të krijojë kushte për shërbimet informuese;
  8. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  9. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme
  6. profesionale për vendin përkatës të punës;
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për
  8. kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  9. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të
  10. rëndë disiplinore;

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca shoqërore
  2. Preferohet të zotërojë tituj dhe grada shkencore;
  3. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në pozicion drejtues në fushën e kulturës, përkthimit,
  4. publicistikës dhe komunikimit, të vërtetuar me dokument;
  5. Të ketë eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare në programe/projekte në fushën e kulturës
  6. dhe trashëgimisë kulturore.
  7. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat me qëllim reformimin përkrah modeleve më të mira
  8. bashkëkohore;
  9. Të ketë përvojë në nxitjen e kulturës së leximit, në bashkëpunime me autorë, botues, librari
  10. dhe institucione arsimore e kulturore;
  11. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera
  12. interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu
  13. dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
  14. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe
  15. jashtë vendit, me partnerë vendorë e ndërkombëtarë. Preferohen angazhime në konferenca
  16. ndërkombëtare;
  17. Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme brenda
  18. ose jashtë vendit;
  19. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.
  20. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive,
  8. rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 25/11/2025, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.