Ministry of Tourism, Culture and Sport

DREJTORIA RAJONALE E TRASHËGIMISË KULTURORE TIRANË njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr 27/2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe Urdhërit nr. 139 të datës 21/10/2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”, të Ligjit nr. 7961 datë 12/07/1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin;

SPECIALIST/JURIST NË SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE-kategoria e pagës IV-3.

KUSHTET PËR KONKURIM DHE KRITERET E VEÇANTA:

Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon;

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
  • Të mos jetë I dënuar me vendim të formës së prerëtë gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa displinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shtuar sipas këtij ligji.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si më poshtë;

  • Të zotërojnë diplomë të Nivelit “Master Shkencorë ”, në Shkenca Juridk. Diploma të jetë e të njëjtës fushë.
  • Përvojë e mëparshme mbi 5 vjet përbën avantazh.
  • Të ketë aftësi për t’u përshtatur me kushtet, teknologjinë dhe proçedurat e reja të standarteve evropiane.
  • Të njohë dhe zbatojë kodin e punës,të njoh mirë ligjin 27/2018 Për Trashëgiminë Kulturore Tiranë ,kodin e procedurave administrative si dhe proçedurat e prokurimit publik.
  • Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të BE.
  • Të ketë aftësi praktike të të punuarit në kompjuter, në rrjet/system, Internet, programe dhe softe:Paketa Microsoft Windows (Word, Exel, PowerPoint) etj.
  • Të ketë aftësi të mira për përshtatje pune në grup; të ketë aftësi të përmbushë detyrat brenda afateve të përcaktuara; aftësi komunikimi, referimi dhe mbrojtje të të dhënave, analizave,vendimeve,monitorimit dhe raportimit.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrimi i aplikantit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit(ID);
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të listës së notave;
  • Fotokopje të librezës ë punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Çertifikata kualifikimi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë elektronike në adresën elektronike të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Tiranë   info@drtktirane.gov.al , brenda datës 22/04/2026.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Brenda 3 (tre) ditëve nga përfundimi i afatit të aplikimit, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë, do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe do të njoftojë nëpërmjet postës elektronike kandidatët të kualifikuar, të cilët do të njoftohen për datën dhe orën për intervistë.