Ministry of Tourism, Culture and Sport

Bazuar në VKM-në Nr. 326, datë 31.05.2023, i ndryshuar, dhe në përputhje me nevojat e institucionit, Cirku Kombëtar shpall thirrjen për aplikim për 1 (një) pozicion pune si “Punëtor skene”.

  1. QËLLIMI I POZICIONIT

Punëtori i skenës është përgjegjës për mbështetjen e veprimtarisë teknike dhe skenike të Cirkut Kombëtar, duke siguruar përgatitjen, montimin, çmontimin, transportimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e dekoreve, materialeve, rekuizitave dhe elementeve të skenografisë, në funksion të realizimit të shfaqjeve dhe aktiviteteve artistike të institucionit.

  1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Mirëmban dhe kujdeset për dekoret ekzistuese, si dhe për dekoret e reja të realizuara për shfaqjet dhe aktivitetet e Cirkut Kombëtar.
  • Kryen detyrat e punëtorit të skenës sipas nevojave të institucionit dhe në zbatim të udhëzimeve të Përgjegjësit të Sektorit Teknik dhe Drejtuesit Artistik.
  • Kryen transportimin, zhvendosjen, ngarkimin, shkarkimin dhe sistemimin e veglave, aparaturave, materialeve dhe dekorit të nevojshëm për realizimin e shfaqjeve.
  • Monton dhe çmonton materialet, dekoret dhe elementet skenografike, sipas kalendarit të shfaqjeve dhe udhëzimeve të Përgjegjësit të Sektorit Teknik.
  • Përgatit dhe sistemon hapësirën skenike para fillimit të shfaqjeve dhe e rikthen atë në gjendjen e përshtatshme pas përfundimit të tyre.
  • Kujdeset për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin korrekt të veglave të punës, materialeve, dekoreve dhe elementeve të skenografisë që i vihen në dispozicion.
  • Kryen ndërhyrje dhe riparime të thjeshta në dekore dhe elemente skenografike, në përputhje me udhëzimet e Përgjegjësit të Sektorit Teknik.
  • Bashkëpunon me stafin teknik, artistik dhe mbështetës gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të shfaqjeve, provave, aktiviteteve dhe eventeve të institucionit.
  • Merr pjesë në montimin, çmontimin dhe transportimin e materialeve dhe elementeve skenike për aktivitetet e zhvilluara jashtë ambienteve të Cirkut Kombëtar.
  • Zbaton me korrektësi udhëzimet e Përgjegjësit të Sektorit Teknik dhe të Drejtuesit Artistik lidhur me realizimin e detyrave.
  • Respekton rregullat e disiplinës në punë, të sigurimit teknik dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Mban përgjegjësi për përdorimin me kujdes të veglave, materialeve, pajisjeve dhe elementeve skenografike gjatë kryerjes së detyrave.
  • Raporton te Përgjegjësi i Sektorit Teknik për problematikat, dëmtimet ose nevojat për ndërhyrje që konstatohen në dekore, materiale dhe elemente të skenës.
  • Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me funksionin, të përcaktuara nga Përgjegjësi i Sektorit Teknik dhe Drejtuesi Artistik.

III. KRITERET E VENDIT TË PUNËS

  • Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
  • Të ketë arsim të mesëm.
  • Të ketë aftësi praktike për montimin, çmontimin, transportimin dhe sistemimin e materialeve dhe elementeve skenografike.
  • Të ketë aftësi për përdorimin e mjeteve bazë të punës.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të bashkëpunojë me stafin teknik dhe artistik.
  • Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave.
  • Të jetë i aftë për kryerjen e punëve fizike që lidhen me funksionin.
  • Të jetë i gatshëm të punojë në ambiente të ndryshme dhe në kushte dinamike.
  • Të ketë gatishmëri për punë sipas kalendarit të shfaqjeve dhe aktiviteteve të institucionit, përfshirë ditët e pushimit dhe oraret jashtë orarit të zakonshëm të punës, sipas nevojave të veprimtarisë.
  • Të respektojë rregullat e disiplinës në punë, të sigurimit teknik dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Për këtë pozicion nuk kërkohet përvojë pune.

  1. DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN
  • Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë për aplikim;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave;
  • Dokument që vërteton eksperiencën në punë;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Çdo dokument tjetër që kandidati e konsideron të rëndësishëm për aplikimin.

Afati i fundit për aplikim: 11 shtator 2026

Data e konkurrimit: 16 shtator 2026

Ora: 10:00

Vendi: Cirku Kombëtar, Tiranë