Ministry of Tourism, Culture and Sport

Bazuar në VKM-në Nr. 109, datë 06.03.2019, “Për vendosjen e standardeve në kryerjen e disa aktiviteteve me punonjës të përkohshëm (me kontratë njëvjeçare), në njësitë e qeverisjes qendrore”, dhe në përputhje me nevojat e institucionit, Cirku Kombëtar shpall thirrjen për aplikim për 1 (një) pozicion pune si “Këshilltar i jashtëm për Mediat dhe Marrëdhëniet me Publikun”, me kontratë njëvjeçare.

QËLLIMI I POZICIONIT

Këshilltari i jashtëm për Mediat dhe Marrëdhëniet me Publikun do të kontribuojë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit, promovimit dhe marketingut të Cirkut Kombëtar, me fokus të veçantë në median tradicionale, komunikimin digjital, rrjetet sociale, faqen zyrtare të institucionit dhe marrëdhëniet me publikun.

Pozicioni synon rritjen e vizibilitetit të Cirkut Kombëtar, zgjerimin e audiencës, promovimin e shfaqjeve dhe aktiviteteve artistike, si dhe krijimin e partneriteteve dhe mundësive të reja për promovim, sponsorizim dhe mbështetje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  1. Komunikimi dhe marketingu digjital
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit dhe marketingut digjital të institucionit.
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i rrjeteve sociale zyrtare, përfshirë Instagram, Facebook, YouTube, TikTok dhe platforma të tjera relevante.
  • Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve kreative: postime, foto, video, Story, Reels, intervista, materiale promocionale etj.
  • Realizimi i fotografive dhe videove gjatë provave, shfaqjeve, premierave, eventeve dhe aktiviteteve të tjera të institucionit.
  • Përpunimi dhe montazhi bazë i materialeve fotografike dhe audiovizive dhe përshtatja e tyre për publikim në platformat digjitale.
  • Konceptimi dhe zhvillimi i materialeve kreative për promovimin e shfaqjeve dhe aktiviteteve.
  • Formulimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e përmbajtjes së faqes zyrtare të internetit.
  • Përditësimi periodik i informacionit në website dhe rrjetet sociale.
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e një arkive fotografike dhe audiovizive të aktiviteteve të Cirkut Kombëtar.

    2.Media dhe marrëdhëniet me publikun

  • Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve profesionale me median.
  • Koordinimi i komunikimit me televizionet, radiot, portalet dhe mediat e tjera.
  • Organizimi i intervistave, kronikave, daljeve televizive dhe aktiviteteve të tjera mediatike.
  • Përgatitja e njoftimeve për shtyp, artikujve, materialeve promocionale dhe komunikatave institucionale.
  • Hartimi i mesazheve dhe materialeve të komunikimit për aktivitetet, premierat dhe projektet e Cirkut Kombëtar.
  • Identifikimi i mundësive për rritjen e ekspozimit mediatik të institucionit.
  • Promovimi i imazhit dhe identitetit të Cirkut Kombëtar në media dhe në hapësirën publike.
  1. Marketingu, sponsorizimet dhe partneritetet
  • Planifikimi dhe koordinimi i fushatave promocionale dhe të marketingut.
  • Identifikimi i mundësive për sponsorizime, donacione dhe partneritete.
  • Krijimi dhe zhvillimi i materialeve për prezantimin e mundësive të sponsorizimit dhe partneritetit.
  • Mbështetja në krijimin dhe menaxhimin e platformave dhe kanaleve për donacione dhe sponsorizime.
  • Identifikimi i partnerëve potencialë nga sektori publik, privat dhe organizatat e ndryshme.
  • Kontribuimi në zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me sponsorë dhe partnerë.
  • Monitorimi dhe raportimi
  • Monitorimi i performancës së rrjeteve sociale dhe fushatave promocionale.
  • Analiza e statistikave të audiencës dhe ndërveprimit në platformat digjitale.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin mediatik, digjital dhe promocional.
  • Propozimi i masave për përmirësimin e komunikimit dhe rritjen e audiencës.

KRITERET E APLIKIMIT

 Arsimi dhe eksperienca

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të zotërojë diplomë universitare në fushën e Marketingut, Komunikimit, Medias, Marrëdhënieve me Publikun, Arteve, IT-së ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë minimumi 2–3 vite eksperiencë profesionale në media, komunikim, marketing digjital, krijim përmbajtjeje ose menaxhim të rrjeteve sociale.
  • Të ketë eksperiencë në krijimin e përmbajtjeve kreative dhe promocionale.
  • Përvoja në televizion, radio, prezantim, produksion audioviziv ose komunikim publik përbën avantazh.
  • Aftësi teknike
  • Njohuri shumë të mira në menaxhimin e platformave sociale.
  • Aftësi të mira në fotografi dhe videografi.
  • Aftësi në përpunimin dhe montazhin bazë të materialeve video dhe fotografike.
  • Njohuri në programe të ndryshme të editimit.
  • Njohuri bazë në administrimin dhe përditësimin e website-it, veçanërisht WordPress ose platforma të ngjashme.
  • Aftësi në përdorimin e platformave të marketingut dhe reklamimit online.
  • Njohuri të mira të programeve Microsoft Office.
  • Aftësi personale
  • Kreativitet dhe mendim strategjik.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur.
  • Fleksibilitet për angazhim gjatë eventeve, premierave dhe shfaqjeve.
  • Iniciativë, përgjegjshmëri dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi shumë të mira në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve profesionale.

Përbën avantazh

  1. Eksperienca në institucione kulturore, artistike ose në organizimin dhe promovimin e eventeve.
  2. Eksperienca në televizion dhe radio.
  3. Eksperienca si prezantues/e ose në komunikim publik.
  4. Eksperienca në fundraising, sponsorizime dhe zhvillimin e partneriteteve.
  5. Njohja e gjuhëve të huaja, veçanërisht anglishtja.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës së arsimit të lartë;
  3. Fotokopje të librezës së punës, për të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çertifikatë familjare;
  8. Referencë/rekomandim nga punëdhënës të mëparshëm, bashkëpunëtorë ose pedagogë;
  9. Adresën e saktë të vendbanimit, adresën e postës elektronike dhe numrin e kontaktit;

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të dhëna të tjera të përmendura në CV;

Portofol me materiale të mëparshme në media, fotografi, video, rrjete sociale dhe/ose website, nëse disponohet.

Dokumentacioni i përcaktuar në pikat 4, 5, 6, 7 dhe 8 duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.

AFATI I APLIKIMIT

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjithë dokumentacionit duhet të bëhet brenda datës 31.08.2026.

Dokumentet mund të dorëzohen nëpërmjet postës zyrtare ose dorazi në zyrën e protokollit pranë Cirkut Kombëtar, në adresën:

Cirku Kombëtar

Rr. “Ded Gjo Luli”, Tiranë

Aplikantët që nuk dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar, ose paraqesin dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë, humbasin të drejtën e vijimit në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

FAZA E PËRZGJEDHJES

Kandidatët që plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar do të njoftohen për fazën e intervistës/audicionit.

Data dhe ora e intervistës do të njoftohen pas përfundimit të fazës së verifikimit të dokumentacionit.