Ministry of Tourism, Culture and Sport

Cirku Kombëtar në zbatim të VKM-së Nr. 325, datë 31.05.2023 dhe legjislacionit në fuqi për procedurat e rekrutimit në institucionet publike, shpall vend vakant pune për zëvendësimin e  përgjegjësit të Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse për periudhën e lejes së lindjes.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët:

  • Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë “Master Shkencor” në Financë.
  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë minimumi 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion.
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.
  • Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:

  • Kërkesë për aplikim;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave;
  • Dokument që vërteton eksperiencën në punë;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Çdo dokument tjetër që kandidati e konsideron të rëndësishëm për aplikimin.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të kryejë të gjithë aktivitetin ekonomik-financiar të institucionit nën drejtimin e Drejtorit. Është njëkohësisht edhe Përgjegjës Finance.
  • Mban përgjegjësi për kryerjen në mënyrë ligjore të gjithë operacioneve ku lëvizin vlera monetare.
  • Bashkërendon punën me magazinën për kryerjen e inventarëve të materialeve.
  • Kontrollon periodikisht veprimtarinë financiare të sektorëve të tjerë.
  • Ndjek zbatimin e legjislacionit në lidhje me sigurimet shoqërore, pagat, pushimet e paguara, etj, duke informuar periodikisht drejtorin.
  • Organizon punën duke angazhuar të gjithë punonjësit e varësisë për mbarëvajtjen e punës në këtë sektor. Detajon buxhetin vjetor, planin e investimeve, projektet dhe preventivat e paraqitura.
  • Raporton mbi ecurinë e planeve duke i raportuar Ministrisë përgjegjëse mbi buxhetin dhe realizimin e fondeve.
  • Financieri merr masa dhe përgjigjet për të gjitha pagesat dhe kërkesat financiare të Cirkut Kombëtar.
  • Oganizon procedurat e prokurimit publik duke ndjekur të gjitha etapat e zhvillimit të tyre, ne funksion të mbarëvajtjes së këtyre procedurave, si dhe mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e qëndrës në raport me nevojat financiare.
  • Mban përgjegjësi për vënien nën kontroll financiar e ligjor të fondeve nga burime të jashtme, promocionet, donatorët etj
  • Kryen llogaritjet konform legjislacionit financiar për mënyrën e pagesës së punonjësve.
  • Merr në dorëzim listëprezencat e punonjësve brenda afatit të përcaktuar. (listëprezencat e administratës të firmosuar nga sektorët përkatës).
  • Harton listëpagesën e pagave, përpilon vërtëtim pagash, llogarit pagesa suplementare, raporte mjekësore, mban kartela personale të pagës plotëson librezat e kontributeve dhe çdo gjë tjeter që lidhet me pagat.
  • Harton pagat neto të punonjësve për bankat e nivelit të dytë. Ndjek kalimin e pagave nga banka te punonjësit. Kryen kontabilizimin e pagave.
  • Mban dhe administron dokumentacionin mbi pagat.
  • Respekton afatet kohore në llogaritjen dhe vënien në dispozicion të pagave ndaj punonjësve duke koordinuar punën me institucionet financiare bankare.

Afati i aplikimit:

​Dokumentet duhet të dorëzohen pranë sekretarisë së Cirku Kombëtar brenda datës 10 Korrik 2026.

​Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion të paplotë, skualifikohet nga procesi i konkurimit.

​AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 14.07.2026, ORA 10:00, NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RRUGA “DED GJO LULI”, TIRANË.

Shënim

​• SHPALLJA E REZULTATEVE

​Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultate nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.