Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizon më 25 shtator 2026, ora 13:00–14:30, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), kati i dytë, takimin konsultativ për projektligjin “Për trajtimin financiar të artistëve performues pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike”.

Takimi zhvillohet në kuadër të procesit të konsultimit publik dhe ka për qëllim:

1. Prezantimin e projektligjit dhe të objektivave të tij;
2. Diskutimin e dispozitave të propozuara dhe të çështjeve që trajtohen në të;
3. Marrjen e komenteve, sugjerimeve dhe propozimeve nga grupet e interesit, në funksion të përmirësimit të projektligjit.

Ministria fton përfaqësuesit e institucioneve të artit dhe kulturës, artistët, organizatat përfaqësuese dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë proces.

Konfirmimi i pjesëmarrjes duhet të përcillet brenda datës 23 shtator 2026, në adresën elektronike kultura@mtks.gov.al.