Ministry of Tourism, Culture and Sport

Tjetër LAJM I MIRË! Nisin punimet për një etapë historike të zhvillimit të Parkut Arkeologjik Bylis–Klos, të mbështetura nga Bashkimi Europian me një fond prej 6.25 milionë eurosh dhe të zbatuara nga AICS, në bashkëpunim me MTKS. Së bashku me Ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, AICS dhe autoritetet vendore, inspektuam nga afër kantierin dhe ecurinë e projektit.

🔹Rreth 2 milionë euro për Qendrën e re Multifunksionale të vizitorëve, me muze, hapësira kërkimi dhe konservimi.

🔹Konservim të monumenteve, me punën tashmë të nisur në 5 prej tyre e 11 arkeologë të angazhuar në terren.

🔹Më shumë mundësi për komunitetin, me 13 guida vendase të certifikuara e 210 mijë euro grante për 20 përfitues.

Ruajmë Bylisin, zhvillojmë turizmin, promovojmë trashëgiminë dhe krijojmë më shumë mundësi për Mallakastrën.

Video, kliko këtu!