Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ka nisur puna për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, një proces gjithëpërfshirës që do të ndërtojë vizionin e përbashkët për kulturën shqiptare të së ardhmes, bazuar mbi themelet
e forta të ngritura në MEKI, sot në MTKS. Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia e re synon të fuqizojë institucionet kulturore; të mbështesë artistët dhe skenën e pavarur; të investojë në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare; të krijojë kushte dinjitoze për artin si profesion e burim të qëndrueshëm jetese. Nga muzetë e rinj te qendrat krijuese, nga reformat për artin te programet kombëtare të granteve, kjo strategji është një ftesë e hapur për çdo zë të artit e kulturës shqiptare, si edhe për njohës, ekspertë, komunitete e grupime, që të bëhen pjesë e këtij procesi vizionar për të ardhmen kulturore të Shqipërisë. Kultura është fuqi krijuese, ekonomike dhe diplomatike që lartëson identitetin tonë kombëtar dhe e pozicionon Shqipërinë si një qendër të krijimtarisë në rajon.