Ministry of Tourism, Culture and Sport

Nënshkruam me BEI marrëveshjen për një grant asistence teknike prej 350,000 eurosh, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt restaurimit dhe rinovimit të plotë të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pasi jemi drejt fundit me punimet e përforcimit dhe restaurimit të fasadave falë financimit nga Eu4Culture të fazës 1 të projektit.

Me mbështetjen e BEI Globale, nën koordinimin e SASPAC, përmes këtij financimi, po hyjmë në fazën e dytë të përditësimit fë projektit, duke garantuar përgatitjen dhe projektimin teknik të të gjithë rikonstruksionit të brendshëm, rishikimet e detajuara, zbatimin e muzeimit të ri, si edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin profesional të çdo etape të tij.

Ky proces do të sigurojë që restaurimi e rinovimi të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë, rijetëzimin profesional, efikasitetit energjetik dhe qëndrueshmërisë ndaj kushteve klimatike e flukseve vizitore.

Foto album, kliko këtu!