Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti z. John Newbigin, OBE, një nga figurat më me ndikim global në fushën e ekonomisë kreative, Kryesues i Këshillit Global për
Ekonominë Kreative dhe Ambasador i Kryetarit të Bashkisë së Londrës për Ekonominë Kreative. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, z. Newbigin u takua me delegacionin e nivelit të lartë të British
Council UK, të kryesuar nga Baronesha Wendy Alexander, Zëvendëskryetare e Bordit, dhe z. Adrian Chadwick, Drejtor Rajonal për Evropën e Gjerë. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit për zhvillimin e industrive kreative në Shqipëri, duke u fokusuar në:
Ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm kulturor dhe inovativ, në përputhje me vizionin strategjik për sektorin kulturor, audiovizual dhe inovacionin kreativ.
Mundësitë për partneritete ndërkombëtare dhe mbështetjen e artistëve dhe profesionistëve të rinj. Rishikimin e kuadrit ligjor për kinematografinë dhe sektorin audiovizual, për të shndërruar
industritë kreative në një motor ekonomik dhe social për zhvillimin e vendit.