Ministry of Tourism, Culture and Sport

U miratua në Qeveri projektligji për Fondin Kombëtar për Artin, që parashikon të kthejë një pjesë të kursimeve nga prokurimet publike në investim për artin dhe kulturën. Për herë të parë, deri në 10% e këtyre kursimeve të verifikuara do të mund të përdoren, përmes buxhetit vjetor, për blerjen e veprave të artit dhe koleksioneve me vlerë historike. Kështu, paratë e kursyera nga mirëadministrimi do të shërbejnë për të mbështetur krijimtarinë artistike dhe për të pasuruar fondin publik.

Projektligji i shkon Parlamentit ku me t’u aprovuar do jetë për zbatim nga janari 2027. Veprat e artit, do të përzgjidhen nga ekspertë të fushës, me mbështetjen teknike të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ato do të bëhen pronë publike dhe do të ekspozohen në institucione e hapësira publike, ndërsa vendimet dhe shpenzimet do të bëhen transparente. Impakti është konkret: më shumë mbështetje për artistët, më shumë art të aksesueshëm për qytetarët dhe vepra me vlerë që ruhen për brezat e ardhshëm.

Kjo politike e risi ligjore që pritet të financojë me disa milionë euro në vit pasurimin e fondit publik kombëtar të artit, vjen edhe si një investim kapital që do të sjellë në vetvete një rritje të vlerës së tërë inventarit shtetëror në vite.