Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit mirëpriti në Tiranë Ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, për prezantimin e projektit të përgatitur nga Fondazione MAXXI për Galerinë Kombëtare të Arteve. Ky takim shënon një hap konkret në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin me MAXXI, të nënshkruar në Romë gjatë takimit mes qeverive shqiptare dhe italiane, dhe në forcimin e partneritetit mes institucioneve tona kulturore.

Biseduam për bashkëpunimin në fushën e arkivave dhe digjitalizimit, organizimin e ekspozitave të përbashkëta, programet e shkëmbimit, bashkëprodhimet audiovizuale dhe forcimin e rrjeteve muzeor. Synimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për profesionistët e kulturës, të shkëmbejmë përvojën dhe ta bëjmë artin e trashëgiminë e dy vendeve më të aksesueshme për publikun.

Shqipërinë dhe Italinë i lidh një miqësi e hershme, që pasurohet përmes njohjes së ndërsjellë dhe krijimtarisë. Me këtë frymë mikpritjeje dhe besimi, po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë përmes projekteve konkrete dhe lidhjeve më të ngushta mes njerëzve dhe institucioneve

Foto album, kliko këtu!