Ministry of Tourism, Culture and Sport
Me një interes të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, mirëpritëm sot në stendën tonë në FITUR, përfaqësues të mediave dhe platformave kryesore spanjolle, Mallorca Diario, La Razón dhe Forbes Travel Spanjë, me Presidentin e Forbes, Clemente Corona.
Gjatë takimeve diskutuam mbi potencialin e Shqipërisë si destinacion turistik autentik dhe gjithëvjetor, duke vënë në pah diversitetin e ofertës, pasuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, gastronominë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Interesi i treguar nga këto media prestigjioze konfirmon vëmendjen në rritje për Shqipërinë dhe krijon një hapësirë të rëndësishme për promovimin e saj në tregjet ndërkombëtare, duke forcuar më tej imazhin e vendit si një nga destinacionet më premtuese në rajon.