Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në kuadër të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, me vendim të Këshillit të Ministrave, u shpallën këtë javë si “Pasuri Kulturore të Paluajtshme”:

* Ansambli Arkitektonik Urban në Delvinë – një zonë me vlera të spikatura arkitektonike dhe urbanistike, që synon ruajtjen e identitetit historik, rijetëzimin dhe administrimin e integruar të trashëgimisë së qytetit.

* Zona arkeologjike “A” në Bushat – një sit me potencial të lartë arkeologjik, që dokumenton zhvillimin e hershëm të vendbanimit nga periudha e Bronzit deri në atë helenistike.

* Parku Arkeologjik Bylis–Klos – një kompleks i rëndësishëm historik që bashkon qytetet antike të Bylisit dhe Nikajës si një njësi të vetme funksionale dhe kulturore.

* Zonifikimi dhe Administrimi i Parkut Arkeologjik Orikum sipas Zonave Arkeologjike A dhe B – një sit me vlera të veçanta arkeologjike dhe peizazhore, i organizuar në zona me nivele të ndryshme mbrojtjeje për një menaxhim më të specializuar.

Emërues i përbashkët mbetet përpjekja për rimëkëmbjen e entiteteve historike, konsolidimin ligjor të statuseve dhe angazhimin konkret për investime me synim mbështetjen e komuniteteve dhe kapitalizimin e potencialit turistik e ekonomik.