Ministry of Tourism, Culture and Sport

Me përfaqësuesit e UNDP në Shqipëri, një partner i rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve me impakt afatgjatë për turizmin, kulturën dhe sportin në vend, zhvilluam një takim konstruktiv që konfirmoi vullnetin e përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin tonë. Gjatë diskutimit u ndalëm në ecurinë e projekteve aktuale, rezultatet e deritanishme dhe mundësitë për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit në përputhje me prioritetet strategjike të zhvillimit të Shqipërisë.

Folëm gjithashtu për identifikimin e iniciativave të reja, ku ekspertiza ndërkombëtare dhe mbështetja teknike e UNDP mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e projekteve të qëndrueshme, me rezultate të matshme dhe impakt të prekshëm për komunitetet lokale. Në fokus ishte edhe forcimi i kapaciteteve institucionale, rritja e eficiencës në menaxhim dhe promovimi i modeleve inovative që i përgjigjen sfidave të reja të zhvillimit.

Takimi shënoi një hap të mëtejshëm drejt konsolidimit të partneritetit tonë, duke ndërtuar një bazë të fortë për projekte të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të sektorëve kyç të vendit.

Foto Album, kliko këtu!