Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja në një takim të rëndësishëm pune me Presidentin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe njëherësh Presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG, Iakovos Filippousis, Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltarin e Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi dhe Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku Durrësi do të ketë një rol kyç si qytet mbështetës për zhvillimin e të gjitha sporteve ujore.

Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar maksimalisht mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Prishtina 2030 dhe Durrësi janë gati të shkruajnë një kapitull historik për sportin mesdhetar.