Ministry of Tourism, Culture and Sport

Marqinet – Vorë, në inaugurimin e tribunës së re moderne në Stadiumin Vora, një investim i rëndësishëm i realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Vorë dhe Klubin e Futbollit “Vora”, pak para ndeshjes së kampionatit Abissnet Superiore mes KF Vora dhe KF Vllaznia.

Tribuna e re qendrore ofron kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe për pritjen e tifozëve, duke përfshirë ambiente të rinovuara për ekipet, arbitrat, stafet teknike dhe median, sipas standardeve të UEFA-s.

Ky investim është pjesë e strategjisë së Federatës Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke krijuar kushte më të mira për klubet, futbollistët dhe komunitetin, si dhe duke ndihmuar në rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar.

Ndaj dhe mbështetja jonë direkte dhe përmes politikave fiskale për FSHF-në duhet të forcohet e të shumëfishohet sepse rezultatet, ndikimi dhe përfitimi socio-ekonomik është i prekshëm!

Video, kliko këtu!