Ministry of Tourism, Culture and Sport
Lara Colturi e mbyll vitin 2025 të Kupës së Botës në Ski Alpine me një tjetër podium. Në ndalesën e 15-të të këtij kompeticioni, të zhvilluar në Semmering, Austria, Lara u rendit në vendin e tretë të podiumit.
Një sukses i jashtëzakonshëm për 19-vjeçaren, e cila mban vendin e 7-të në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në Ski Alpine. Lara Colturi numëron 4 podiume në 15 gara të sezonit 2025–2026, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2025 ka arritur 6 podiume në total, duke konfirmuar nivelin elitar dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.