Ministry of Tourism, Culture and Sport

Kulla e Turanit rikthehet në identitetin e saj historik.

Pak muaj më parë njoftuam nisjen e punimeve restauruese, me angazhimin për të shpëtuar dhe rikthyer në dinjitet një prej monumenteve më të rëndësishme të zonës së Korçës. Sot, falë investimit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe realizimit të projektit në bashkëpunim me DRTK Korçë, ky angazhim është bërë realitet. Kanë përfunduar punimet restauruese në Kullën e Turanit, ku u realizuan ndërhyrje për konsolidimin e strukturës, restaurimin e elementëve arkitekturorë dhe mbrojtjen e monumentit nga degradimi, duke respektuar autenticitetin dhe teknikat tradicionale të ndërtimit.

Ky restaurim është një tjetër hap konkret në misionin e IKTK-së për mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.