Ministry of Tourism, Culture and Sport

Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan, një nga 15 objektet e kultit që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore dhe kulturore të Qarkut të Gjirokastrës, i është nënshtruar një procesi të gjithanshëm restaurimi dhe rijetëzimi.

Pas dekadash degradimi, kompleksi historik po përgatitet t’i rikthehet komunitetit dhe vizitorëve me një pamje dhe funksion të ri. Ndërhyrjet kryesore po përqendrohen në konakët lindorë dhe perëndimorë të manastirit.

Faza e parë e këtij projekti parashikon:

  • Ringritjen, restaurimin dhe konservimin e plotë të strukturave të konakëve.

  • Konsolidimin e muraturave për të garantuar qëndrueshmërinë strukturore të kompleksit.

Kisha e manastirit gëzon tashmë statusin “Monument Kulture” i kategorisë së parë. Me përfundimin e punimeve restauruese, i gjithë kompleksi synon të shndërrohet në një hapësirë të gjallë komunitare, si dhe në një pikë kyçe referimi për zhvillimin e turizmit kulturor në zonën e Dropullit.

Video, kliko këtu!