Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në inaugurimin e KubFranceShkodra në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, një hapësirë e re kulturore digjitale që synon të lidhë artin, teknologjinë dhe edukimin në një format bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës.

Pjesë e rrjetit ndërkombëtar Micro-Folie/La Villette, qëllimi i kësaj hapësire është të ofrojë akses në trashëgiminë kulturore ndërkombëtare, të nxisë krijimtarinë dhe angazhimin e të rinjve dhe publikut të gjerë, si dhe të forcojë edukimin kulturor përmes mjeteve digjitale dhe përvojave inovative.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe partnerëve institucionalë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin kulturor franko-shqiptar.

Foto Album, kliko këtu!