Ministry of Tourism, Culture and Sport

Historia e marrëdhënieve shqiptaro-italiane përmes dëshmive të rralla të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku mirëpritëm Ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli.

Filmime të hershme të italianëve në Shqipëri, në pjesën më të madhe të realizuara nga shqiptarët, objekte unike dhe trashëgimi filmike shqiptare e italiane e njohën ministrin me një pasuri të çmuar të kujtesës sonë të përbashkët.

Në qendër të vizitës ishte edhe bashkëpunimi për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve arkivore, ekspozitat e përbashkëta dhe programet e shkëmbimit, për t’i sjellë këto dëshmi më pranë publikut dhe për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve.

Foto album, kliko këtu!