Ministry of Tourism, Culture and Sport

Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë.

Sot, sfida jonë shkon përtej rritjes së numrit të vizitorëve: synimi është që kjo rritje të përkthehet në më shumë cilësi, standarde më të larta, shërbim profesional, investime me vlerë afatgjatë dhe vende pune më të kualifikuara. Në Future Hospitality Forum, theksuam rëndësinë e investimeve në infrastrukturën hoteliere, por edhe në kapitalin njerëzor, si dy elementë që duhet të ecin së bashku. Prania dhe interesi në rritje i markave ndërkombëtare tregojnë potencialin e Shqipërisë dhe besimin në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.

Ky është momenti për të investuar në Shqipëri dhe për të ndërtuar së bashku një turizëm konkurrues, cilësor dhe të qëndrueshëm.

Video, kliko këtu!