Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në vijim të angazhimit institucional për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare jashtë kufijve, zhvilluam një takim të rëndësishëm me znj. Anna Madeo, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Kalabria, si dhe me z. Ernesto Madeo, Komisar i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë dhe Kryetar i Bashkisë së San Demetrio Corone.

Diskutuam për forcimin e mbështetjes institucionale për komunitetet arbëreshe në Itali, të shtrira në mbi 50 komuna, prej të cilave 30 ndodhen në Kalabri, si dhe për nevojën për politika të qëndrueshme që garantojnë ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Vëmendje e posaçme iu kushtua nismave për përfshirjen e gjuhës shqipe/arbëreshe në sistemin arsimor, zhvillimit të projekteve kulturore me dimension ndërkombëtar, përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Këngës Arbëreshe, si edhe mbështetjes së ekipeve sportive arbëreshe, si pjesë integrale e jetës komunitare dhe identitetit kulturor.

Foto Album, kliko këtu!