Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportiti Blendi Gonxhja, së bashku me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, firmosën Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, duke forcuar partneritetin mes institucioneve për zhvillimin e kapitalit njerëzor në sektorin e turizmit.

Përmes kësaj marrëveshjeje synojmë të krijojmë mundësi të reja për përgatitjen profesionale të studentëve, zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të tyre, si edhe promovimin e standardeve të komunikimit shumëgjuhësh në industrinë turistike.

Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë për të afruar arsimin me tregun e punës dhe për të investuar në burimet njerëzore, si një nga shtyllat kryesore për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar.