Ministry of Tourism, Culture and Sport

Sot u firmos marrëveshja e re e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), e cila synon përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve të nominimit për katër elementë me vlerë të veçantë për identitetin kulturor shqiptar: Dollinë, Qeleshen, Festivalin Folklorik të Gjirokastrës dhe Motin e Madh.

Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të prezencës së Shqipërisë në UNESCO dhe të ndërkombëtarizimit të trashëgimisë sonë jomateriale Përmes këtij bashkëpunimi synohet një proces i mirëstrukturuar dhe i mbështetur në ekspertizë profesionale, dokumentim cilësor dhe standarde ndërkombëtare.

Marrëveshja pasqyron gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerë strategjikë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar konkretisht në ruajtjen e vlerave identitare dhe në rritjen e potencialit kulturor e turistik të vendit.

Foto album, kliko këtu!