Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë dhe studion projektuese, organizon një dëgjesë publike për hartimin e projektit të rikonstruksionit, restaurimit dhe muzealizimit të kompleksit të ish-shkollës 8-vjeçare në Vuno.

Projekti synon krijimin e një linje muzeale bashkëkohore dhe vizionare, përmes ndërhyrjeve arkitekturore dhe restauruese që rehabilitojnë objektin ekzistues dhe e rijetëzojnë atë si një hapësirë të re kulturore, të harmonizuar me mjedisin dhe zonën historike përreth.

Në fokus është Muzeu kushtuar historisë së arbëreshëve, si një institucion i ruajtjes së kujtesës sonë kombëtare mbi emigrimin drejt Italisë, identitetin arbëresh dhe përvojën e një komuniteti që u integrua pa u asimiluar. Ky muze do të shërbejë njëkohësisht si një pikë e re turistike për fshatin Vuno dhe zonën përreth.

Dëgjesa publike, si pjesë e procesit konsultues, synon përfshirjen aktive të aktorëve lokalë dhe komunitetit në diskutimin dhe bashkëkrijimin e këtij projekti kulturor.

Sheshi, Vuno, 18 Dhjetor 2025, Ora 11:00

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të kontribuoni me mendimet dhe sugjerimet tuaja për këtë projekt me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.