Ministry of Tourism, Culture and Sport

Biblioteka “Pjetër Budi” në Mat ka rilindur falë ndërhyrjeve të realizuara me mbështetjen e MTKS, pas vitesh në kushte lagështie dhe myku që cënonin librat dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve që e frekuentonin. Godina është rikonstruktuar nga Vizion OJF në bashkëpunim me Bashkinë Mat, ndërsa përmes projektit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit është mundësuar mobilimi i plotë me rafte librash, tavolina pune dhe kënde informimi, duke krijuar një ambient bashkëkohor dhe funksional. Biblioteka numëron 30,897 ekzemplarë nga 10 degë të shkencës dhe ka 730 lexues aktivë, kryesisht nxënës të ciklit 9-vjeçar dhe gjimnazistë, ndërsa gjatë këtij viti janë zhvilluar 19 aktivitete sipas kalendarit bibliotekar dhe planit vjetor, duke e konsoliduar atë si një qendër të rëndësishme të dijes dhe jetës kulturore në komunitet.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhuroi një sasi librash nga botimet e reja në shqip, të shkrimtarëve shqiptarë e të huaj të përkthyer.

Foto album, kliko këtu!