Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ministri Blendi Gonxhja dhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit ishin të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të 32-të të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar! Për vitin 2026 sporti është mbështetur me rreth 185.5 milion lekë për 18 federata olimpike dhe 45.2 milion lekë për 16 federata jo-olimpike, si dhe me financime për projekte strategjike dhe zhvillimin e sportit gjithëpërfshirës.

Paralelisht, programi “Ekipet Sportive në Shkolla” është zgjeruar duke përfshirë rreth 11,000 nxënës në 293 shkolla, me 826 ekipe dhe 430 trajnerë, ndërsa investimet në infrastrukturë dhe organizimi i eventeve ndërkombëtare po forcojnë më tej bazat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe rezultate afatgjata të sportit shqiptar.

Foto album, kliko këtu!