Ministry of Tourism, Culture and Sport

Në kuadër të 80-vjetorit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Ministri Blendi Gonxhja me Roko Sikiric, President i CEV (Federata Europiane e Volejbollit), Vuk Karanovic, Managing Director, Erlind Pellumbi, President i Federatës Shqiptare të Volejbollit, dhe Konalsi Gjoka, Zëvendëspresident, diskutuan mbi zhvillimet më të fundit të volejbollit shqiptar, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kombëtare dhe strukturave europiane të volejbollit.

Vlerësuan punën e bërë ndër vite nga Federata Shqiptare e Volejbollit për rritjen e këtij sporti, si dhe rolin e mbështetjes institucionale në forcimin e ekipeve kombëtare dhe kapaciteteve federative. Theksuan kontributin të vazhdueshëm të CEV në zhvillimin e volejbollit në Shqipëri, përmes projekteve infrastrukturore në shkolla, programeve të trajnimit për mësues dhe trajnerë, si dhe organizimit të aktiviteteve dhe finaleve europiane për grupmoshat e reja.

Po ashtu, diskutuan mbi perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus të veçantë zhvillimin e beach volley përgjatë bregdetit shqiptar, nga Shkodra në Sarandë, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e sportit dhe në promovimin e turizmit sportiv.

Foto Album, kliko këtu!