Ministry of Tourism, Culture and Sport

Navigate to this Section

Xhoi Hoxholli mban detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Më herët, prej Janar 2025, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Xhoi Hoxholli ka përvojë të gjerë në sektorin publik, me angazhim të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka shërbyer si Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm nga Janari 2020 deri në Mars 2024. Në këtë periudhë, ai ka luajtur një rol kyç në koordinimin e axhendës dhe takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm dhe ka menaxhuar komunikimin me publikun.

Fushat e ekspertizës:

  • Koordinimi i axhendave dhe takimeve institucionale
  • Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun
  • Mbështetje në zbatimin e politikave dhe strategjive organizative

Në rolin e tij aktual si Drejtor i Kabinetit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Xhoi mbështet në ndërtimin e politikave dhe strategjive institucionale, duke përdorur aftësitë e tij në menaxhimin e komunikimit dhe organizimin e detajuar të punëve të ministrisë.

e-mail: xhoi.hoxholli  @meki.gov.al