Ministry of Tourism, Culture and Sport

Ergis Tafalla ka përfunduar studimet në vitin 2007, i diplomuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Deparatamenti i Inxhinierisë së Mjedisit.

Prej 16 vitesh, z. Tafalla është pjesë e administratës publike, duke ndërtuar një karrierë mes institucioneve kushtetuese, si në rastin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku ka shërbyer si audites për çështjet mjedisore, si dhe në pozicionin e specialistit për trajnimet e burimet njerëzore. Për të vijuar më pas me eksperiencat në disa ministri në Qeverinë Shqiptare, duke mbajtur role në nivele ekzekutive, si dhe në nivel të ulët dhe të mesëm drejtues.

Gjatë kësaj periudhe ai ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh, sikurse ka shërbyer si Pikë Fokale dhe përfaqësues i vendit në Konventa dhe Protokolle ku Shqipëria është palë në Kombet e Bashkuara. Z. Tafalla ka qenë gjithashtu anëtar i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Europian.

Aktualisht z. Tafalla është pjesë e ekipit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dhe drejton Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.