Ministry of Tourism, Culture and Sport

Borana Ajazi ka një përvojë të gjerë në fushën e pronësisë intelektuale dhe specifikisht në fushën e të drejtës së autorit. Ka kryer studimet e larta në universitete prestigjoze, në Harvard Law School, LLM në fushën e Pronësisë Intelektuale në Universitetin e Marylandit, Baltimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Aoyama Gakuin University në Tokio, Japoni ku ka përfudnuar studimet master për menaxhim.

Borana është anëtare e disa bordeve kombëtare të kulturës dhe arteve, si Këshilli i Teatrit Kombëtar dhe Këshilli i Shërbimeve Postare dhe në nivel ndërkombëtar, mban rolin e Zëvendës Kryetares së Komitetit Këshillimor për Zbatimin e Pronësisë Intelektuale pranë Organizatës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale.

Ka botuar artikuj mbi të drejtën e autorit dhe ka kontribuar si eksperte në projekte rajonale e ndërkombëtare mbi administrimin kolektiv dhe sfidat e së drejtës së autorit në epokën digjitale dhe inteligjencën artificiale. Flet rrjedhshëm anglisht, italisht dhe frëngjisht.